Uncategorized
Studim: Çdo i dyti nga Ballkani i gatshëm ta braktis vendin e tij
Në Shqipëri 67 %, në Kosovë 55%, në Bosnje dhe Herzegovinë 49 % e të rinjve janë të gatshëm për ta braktisur vendin e tyre
Një studim i zhvilluar nga shkolla e lartë private Hertie School of Governance në Berlin ka nxjerr rezultate alarmuese për perspektiven e të rinjve në Ballkan. Gati çdo i dyti nga të rinjtë e Ballkanit për shkak të mos perspektivës janë të gatshëm të braktisin vendin e tyre, transmeton “albinfo.ch”
Zhvillimi është një sfidë e madhe sidomos për Bashkimin Evropian, paralajmërojnë studiuesit: “Rezultatet janë shqetësuese dhe kjo para së gjithash duhet të jetë një paralajmërim për Bashkimin Evropian”, thotë udhëheqësi i studimit Klaus Hurrelmann, i cili është përgjegjës për shkollimin dhe hulumtimin e të rinjve në shkollën e lartë private Hertie School of Governance në Berlin.
“Të rinjtë në Evropën juglindore tregojnë një interes shumë të vogël për politik. Ata e kanë humbur besimin thellësisht nga institucionet e tyre politike”, citon huffingtonpost.de
Besimi më i lartë në këto vende mbetet familja, të afërmit dhe shoqëria, ndërsa shumica e organizatave publike janë të pabesueshme.
Studimi tregon se perspektiva e të rinjve nga vendet e Ballkanit është shumë e zymtë. Ata janë shumë të zemëruar nga nivelet e larta të papunësisë, varfërisë dhe pasigurisë. Në këto rrethana të pafavorshme, nuk është për të u habitur se gjysma e tyre kërkojnë për të emigruar në vende të tjera.
“Shkalla më e lartë është arritur në Shqipëri me 67, me 55 në Kosovë dhe në Maqedoni me 53 për qind të të rinjve. “Këtu qëndron një nga arsyet se fluksi i emigrantëve dhe refugjatëve nga Evropa Juglindore në Gjermani është aq i lartë,” ka thënë Hurrelmann.
Burimi: Studie: Jugendliche aus dem Balkan sehen keine Zukunft mehr – und wollen massenhaft auswandern
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik Matoshi dhe Imeri shkëlqejnë në sezonin sensacional, ndërsa Milaim Rama flet për suksesin e klubit dhe... -
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë













