Bota
Studim: Italianët, më të pabesët në jetën bashkëshortore
Italianët nuk konsiderohen popull besnik sa i takon shtratit, duke qëndruar para spanjollëve e francezëve
Një studim së fundi i bërë në disa shtete të Evropës ka konfirmuar se italianët nuk konsiderohen popull besnik sa i takon shtratit, duke qëndruar para spanjollëve e francezëve, të cilët renditen në vend të dytë dhe të tretë, transmeton 24orë.
Gjithashtu, pavarësisht nga seksi, më shumë se gjysma e popullsisë italiane (67%), ka pranuar se ia ka lejuar vetes një tradhti, të paktën një herë brenda një marrëdhënieje.
Po ashtu, në këtë rast, ka edhe një “nënrenditje”, ku mes qyteteve me tradhtitë më të shpeshta, në krye të të gjithave është Roma, e ndjekur nga Milano, Napoli, Gjenova dhe Palermo.
Po pse tradhtohet? Arsyet vazhdojnë të jenë pak a shumë të njëjta: dalja nga rutina dhe mërzitja (38%), mungesa e vëmendjes nga partnerët zyrtarë (33%), i/e pakënaqur për jetën seksuale (29%).
Nga ana tjetër, sa i takon vendeve të tjera evropiane, ata që tradhtojnë me një përqindje më të ulët se italianët, janë: Norvegjia (36%), Finlanda (37%), Danimarka (39%), Austria (42%), Britania e Madhe (45%), Belgjika (46%), Gjermania (48%), Franca (49%), Spanja (53%), përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













