Shkurt.ch
Studimi: Xhihadistët nga Zvicra kanë nivel të ulët arsimimi
Studimi nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW) shqyrtoi dosjet e rasteve të 130 xhihadistëve gjatë një periudhe dhjetëvjeçare, të furnizuara nga Shërbimi Informativ Federal i Zvicrës (FIS), me qëllim gjetjen e mënyrave për të luftuar radikalizimin.
Shumica dërrmuese e 130 njerëzve në mostrën e studiuar janë ose ishin “persona me rrezik të lartë“, duke përfshirë edhe ekstremistët e dhunshëm, mbështetësit dhe propagandistët nga grupet xhihadiste.
Më shumë se gjysma e këtyre ekstremistëve (72 ose 55 për qind) ishin xhihadistë. Në nëntë raste të tjera, udhëtimi xhihadist u ndalua.
Meshkujt dominonin , me vetëm 14 gra (11 përqind) në mesin e 130 rasteve të FIS, përcjell albinfo.ch.
Përsa i përket moshës, mesatarja ishte 28, ndërsa dy të tretat ishin të moshës nga 21 deri në 35 vjeç. Rreth 10 për qind ishin mbi 40 vjeç. Vetëm gjashtë për qind ishin të mitur.
Xhihadistët e Zvicrës gjithashtu kanë nivele relativisht të ulëta të arsimimit, vetëm pesë për qind e 96 ekstremistëve, për të cilët ishin të disponueshëm informacione arsimore, kishin përfunduar studimet terciare.
Autorët e studimit rekomandojnë krijimin e burgjeve të posaçme, të dizajnuara për t’u marrë me xhihadistët, për riintegrimin e tyre në komunitetin më të gjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve















