Lajme
Studiuesit gjermanë: Koronavirusi mund të futet në tru përmes hundës
Koronavirusi mund të futet në tru përmes qelizave nervore në hundë, raportuan studiuesit gjermanë të hënën.
Rezultatet e autopsisë të kryer në 33 persona, që humbën jetën si pasojë e sëmundjes, treguan prani të virusit në tru dhe në nazofaring, pjesa e sipërme e fytit, ku lidhet me zgavrën e hundës.
Studiuesit gjetën përqendrime të larta të virusit në indet e shoqëruara me aromat (mukoza e nuhatjes).
Pse ka rëndësi kjo: Gjetjet mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa simptomave neurologjike të infeksionit të koronavirusit – veçanërisht humbjen e nuhatjes që përjetojnë kaq shumë njerëz, raportuan studiuesit në revistën Nature Neuroscience, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu, këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin e simptomave të tilla si dhimbje koke, lodhje, të vjella dhe të përziera, sipas Frank Heppner nga Institutit i Shëndetit në Berlin.
Si është bërë studimi: Studiuesit morën mostra nga pacientët dhe përdorën imazherinë për të parë ARN nga virusi. Ata gjetën prova se virusi udhëton përgjatë nervave nga qelizat që mbështjellin fytin dhe sinuset në tru.
“Nivele më të ulëta të ARN-së virale u gjetën në kornea, konjuktiva (sytë) dhe mukozën orale, duke theksuar rrugët orale dhe oftalmike si vende shtesë të mundshme të hyrjes në sistemin nervor qendror të SARS-CoV-2”, shkruan ata.
Nuk është një zbulim tërësisht i ri, studiuesit kanë dyshuar se koronavirusi futet në sistemin nervor qendror në këtë lloj mënyre edhe viruse të tjerë, përfshirë gripin. Studimi gjerman është unik për faktin që u përdor imazheria për të kapur virusin në veprim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












