Shkurt.ch
Stuhi breshri dhe shiu në Thun
Para së gjithash bëhet fjalë për bodrume të mbushura përplot me ujë, kthina të ngrohjes të përmbytura po dhe rrugë të vërshuara nga uji
Në regjionin rreth qytetit Thun, Kantoni i Bernës, sot ka rënë breshër i përzier me reshje të fuqishme shiu. Brenda një kohe shumë të shkurtër, në polici kanë shkruar rreth 50 njoftime mbi rrezikun dhe dëmet e shkaktuara nga këto reshje të papritura, njoftojnë mediat lokale.
Para së gjithash bëhet fjalë për bodrume të mbushura përplot me ujë, kthina të ngrohjes të përmbytura po dhe rrugë të vërshuara nga uji, bëjnë të ditur në Policinë Kantonale të Bernës.
Ndërkaq Stacioni Meteorologjik Meteoschweiz ka shpallur shkallën numër 4 të rrezikshmërisë nga stuhitë në regjionin e Thunit, trasnmeton albinfo.ch. Kjo shkallë nënkupton që priten “stuhi lokale shumë të forta, të përcjella me erëra të fuqishme, breshër të madh dhe reshje të mëdha shiu”.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












