Lajme
Suedia relakson masat e koronës
Këtë vendim qeveria e ka marrë për shkak të numrit më të ulët të infektimeve dhe rritjes së normës së vaksinimit në mesin e popullatës
Që nga e enjtja (sot), sipas fazës numër tre të planit suedez të hapjes, nuk zbatohet më kufiri në numrin e pasagjerëve në distancë të gjatë me autobus dhe tren.
Për më tepër, duke filluar nga sot, në Suedi nuk ka më as kufizime në metra katrorë për klientët dhe vizitorët në dyqane, muze, parqe dëfrimi dhe në studiot e fitnesit, shkruan srf.ch. duke ju refereuar mediave suedeze.
Qeveria Suedeze dhe autoritetet shëndetësore kanë vendosur për këtë dhe lehtësime tjera të hënën, transmeton albinfo.ch. Këtë vendim ajo e ka marrë për shkak të numrit më të ulët të infektimeve me korona dhe rritjes së normës së vaksinimit në mesin e popullatës.
Situata në Suedi është e qëndrueshme, që do të thotë se këto lehtësime janë të mundshme pa marrë mbi vete ndonjë rrezik të madh.
Sidoqoftë, mjeku përgjegjës për pandmeinë në nivel nacional, Tegnell ka paralajmëruar: “Ne jemi akoma në mes të një pandemie”.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor Këshilltari i qytetit nga FDP dhe kandidati për kryetar të Winterthurit, Stefan Fritschi, flet për integrimin,... -
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë














