Lajme
Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale për krime të rënda nga 15 në 13 vjeç
Qeveria e Suedisë ka paraqitur detajet e reformës që parashikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale për vepra të rënda nga 15 në 13 vjeç. Nisma, e propozuar nga qeveria konservatore me mbështetjen e së djathtës së skajshme, synon të luftojë rritjen e dhunës së lidhur me krimin e organizuar dhe do të zbatohet fillimisht për një periudhë pesëvjeçare, transmeton albinfo.ch.
Reforma prek veçanërisht të miturit e dënuar për krime si vrasje apo shpërthime të rënda. Tetë institucione korrektuese janë ngarkuar të krijojnë njësi të posaçme për të rinjtë nën 15 vjeç, ndërsa tre prej tyre duhet të jenë funksionale deri më 1 korrik, kur hyn në fuqi ligji i ri.
Sipas ministrit të Drejtësisë, Gunnar Strömmer, të miturit do të mbahen të ndarë nga të rriturit, do të qëndrojnë në qeli 11 orë gjatë natës dhe do të kenë qasje në arsim, hapësira rekreative dhe shërbime shëndetësore brenda burgut.
Deri tani, të miturit trajtoheshin në qendra edukative të mbyllura, me fokus në rehabilitim dhe riintegrim. Megjithatë, kritikët pretendojnë se këto qendra janë shndërruar në terren rekrutimi për rrjetet kriminale.
Reforma ka hasur kundërshtim të gjerë: shumica e institucioneve të konsultuara kanë dhënë opinion negativ, ndërsa organizatat për të drejtat e fëmijëve paralajmërojnë se burgosja në moshë kaq të re mund të rrisë rrezikun e rikthimit në krim. Edhe administrata e burgjeve ka shprehur shqetësim për mungesën e kohës dhe trajnimit të stafit për të punuar me fëmijë.
Autoritetet suedeze argumentojnë se, megjithëse numri i përgjithshëm i krimeve nga të rinjtë ka rënë, rastet janë bërë më të rënda dhe përfshijnë gjithnjë e më shpesh përdorimin e armëve dhe eksplozivëve nga persona nën 15 vjeç. Sipas tyre, sistemi aktual nuk ka arritur t’i përgjigjet ndryshimeve në natyrën e kriminalitetit.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











