Lajme
Suedia vendos për anëtarësim në NATO
Partia Social Demokrate Suedeze (SAP) në pushtet do të shpallë qëndrimin e saj për një aplikim të mundshëm për anëtarësim në NATO të dielën e ardhshme, theksoi sekretari i përgjithshëm i saj, Tobias Baudin.
”Udhëheqja e partisë së kryeministres Magdalena Andersson do të marrë një vendim në një takim të posaçëm”, konfirmoi Baudin pasi la të kuptohet disa ditë më parë se kjo do të ndodhte, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Pushtimi rus i Ukrainës ndezi diskutime intensive publike në Suedi dhe Finlandën fqinje rreth anëtarësimit të mundshëm në NATO.
SAP, e cila është në një qeveri të pakicës, është nën presion për të ndryshuar qëndrimin e saj mbi këtë çështje.
Në të njëjtën kohë, zërat brenda partisë paralajmërojnë që të mos merret një vendim i nxituar për një çështje kaq të rëndësishme.
Para luftës në Ukrainë, SAP kishte kundërshtuar pranimin e Suedisë në NATO, duke përmendur lirinë e ushtrisë së saj nga detyrimet e aleancave të huaja.
Një ndryshim zyrtar i politikës për këtë çështje do të ishte një hap i madh përpara për partinë dhe potencialisht për vendin.
Socialdemokratët në pushtet në Finlandë synojnë të shpallin qëndrimin e tyre për anëtarësimin në NATO një ditë më parë, të shtunën, më 14 maj.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre













