Shëndetësi
Sulmet në zemër, gratë marrin më pak kujdes se meshkujt
Sulmet në zemër më shumë shihen si probleme mashkullore, por më shumë gra vdesin nga sulmet në zemër se nga kanceri i gjirit”, ka thënë ‘Fondacion British Heart’
Më pak gra që vuajnë nga sulmet e zemrës do të vdisnin nëse do të merrnin trajtimin e njëjtë si burrat, ka gjetur një studim i ri.
Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e 180 mijë pacientëve suedezë që kanë përjetuar sulm në zemër në dhjetë vjetët e fundit.
Gratë ishin dy herë më shumë në rrezik të vdisnin nga një tip i sulmit në zemër, në krahasim me meshkujt.
“Sulmet në zemër më shumë shihen si probleme mashkullore, por më shumë gra vdesin nga sulmet në zemër se nga kanceri i gjirit”, ka thënë ‘Fondacion British Heart’.
Hulumtuesit nga Universiteti i Leedsit dhe Institutit Karolinska në Suedi analizuan të dhënat nga regjistri i Suedisë. Ata gjetën se gratë mesatarisht merrnin më pak tretmanët e rekomanduar pas një sulmi në zemër.
“Ka ide të gabuara në publikun e përgjithshëm dhe profesionistët e kujdesit për zemër se si duhet të jenë pacientët që kanë pasur sulme në zemër. Zakonisht, kur mendojmë për një person me sulm në zemër, shohim një burrë të moshës së mesme, të shëndoshë, me diabet dhe që pi duhan. Kjo nuk është gjithmonë. Sulmet e zemrës prekin edhe të tjerët në popullatë – përfshirë gratë”, ka thënë Chris Gale nga Universiteti i Leedsit, transmeton Albinfo.ch.
Gratë, sipas të dhënave, ndiqnin procedurat e duhura, si operimet dhe stentat, rreth 34 për qind më pak. Atyre po ashtu 24 për qind më pak iu rekomandohej statini, që ndihmon në parandalimin e sulmit të dytë dhe 16 për qind më pak marrin aspirin.
Kjo është pavarësisht rekomandimeve që të tre tretmanët duhet t’u jepen dy gjinive.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










