Lajme
Sulmohet fizikisht Halil Matoshi
Organizatat që i bashkojnë gazetarët kosovarë e dënojnë këtë akt dhe kërkojnë nga organet e rendit që t’i ndëshkojnë sulmuesit
Publicisti Halil Matoshi është sulmuar fizikisht në mbrëmë e të martës, në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga tre persona me armë të ftohta. Sulmin ndaj gazetarit Matoshi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa kanë reaguar dy organizatat që i bashkojnë gazetarët kosovarë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se rreth orës 20 e 15, personat e involvuar, kanë pasur një mosmarrëveshje, që ka rezultuar më pas me sulmin. Ai ka deklaruar se kanë filluar me procedurat hetimore, dhe se policia është në kërkim të të dyshimtëve.
Ndërsa Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) thotë se me shqetësim ka marrë lajmin për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi.
“AGPK dënon ashpër këtë akt, duke e konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve. Po ashtu, AGPK iu bën thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e AGPK-së.
Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) e ka dënuar sulmin fizik ndaj publicistit Matoshi. “Një sulm i tillë ndaj një personaliteti të shquar është i papranueshëm dhe cenim i dinjitetit të Matoshi, por edhe cenim ndaj lirisë së shprehjes së gazetarëve”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Farmacistët paralajmërojnë: Disa barna mund të bëhen të rrezikshme gjatë valës së të nxehtit Temperaturat e larta mund të rrisin efektet anësore ose të ulin efektivitetin e disa medikamenteve... -
Zyrtare: Zvicra shpallet vendi më i pëlqyer në botë -
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën -
Vala e të nxehtit po përshpejton shkrirjen e akullnajave në Zvicër -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë












