Lajme
Sulmohet furra e shqiptarit në Serbi
Furra “Çollaku” në Serbi ishte cak i një sulmi mbrëmë në Bela Crkva, një komunë e rajonit të Vojvodinës.
Pronari i furrës nga frika u desh ta çonte familjen e tij në një vend të sigurt, raporton portali “Belocrkvanske Novosti”, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Siç thuhet, gjatë sulmit, pronari i furrës ishte në pjesën e brendshme të objektit, ku po përgatiste bukë dhe pastaj për shitje me punonjësit e tij.
Autori i sulmit theu vitrinën e dyqanit, por u kap nga kamerat e sigurisë.
Sipas punonjësve të furrës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Vendasit me të cilët foli gazetari i portalit “Belocrkvanske novosti” thanë se ishin tmerruar nga ajo që panë se nuk kishin ndonjë inat me pronarin e furrës, se rregullisht blinin bukë prej tij dhe se nuk mbanin mend nëse kishte ndodhur ndonjëherë një incident i ngjashëm në Bela Crkva.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













