Lajme
Sulmohet patrulla e policisë, një polic i plagosur
Në Magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok është sulmuar një patrullë e Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur lehtë nga të shtënat me armë zjarri në pjesën veriore të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur të premten në mëngjes në Magjistralen Mitrovicë- Zubin Potok, respektivisht në Zupçë, kur persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të patrullës së Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it. Lidhur me këtë incident kanë reaguar menjëherë përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare të akredituara në Kosovës, EULEX-i dhe Zyra e BE-së.
Shefi i EULEX-it, Xavier dhe Marnhac dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samuel Zbogar, përfaqësuesi i Posaçëm i BE-dënuan fuqishëm incidentin me të shtëna sot në veri të Kosovës. Madje ishin këto dy institucione që treguan për njerëz të armatosur në pjesën veriore të Kosovës. “Një numër personash të armatosur janë shfaqur në rrugën mes Zupçes dhe Zubin Potokut sot në mëngjes. Ata kanë hapur zjarr kundër dy automjeteve, ndërsa një pjesëtar i policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe një automjet i policisë së Kosovës dhe një automjet i EULEX-it kanë pësuar dëme”, thuhet në kumtesën e përbashkët “Një pjesëtar i policisë së Kosovës është lënduar. Personat përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë sa më shpejt. U bëj thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacion në lidhje me këtë incident që të kontaktojnë policinë”, citohet të ketë thënë shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac. “Unë e dënoj këtë akt dhune. Jetë njerëzish janë vënë në rrezik. Kjo tregon dhe përforcon nevojën për më shumë sundim ligji në këtë të Kosovës. Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dhe EULEX-i do të vazhdojnë të punojnë së bashku për këtë,” tha, ndërkaq Samuel Zbogar, përfaqësues i BE-së për Kosovë. Ndryshe, siç thuhet në kumtesë, të premten në mëngjes, një numër oficerësh të policisë së EULEX-it kanë qenë duke udhëtuar për në Zubin Potok për të kryer detyrat e tyre të zakonshme në stacionin e policisë kur ka ndodhur sulmi. Automjeti i policisë së Kosovës, ndërkaq ka qenë duke i shoqëruar ata.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën Nga 1 gushti hyn në fuqi rregullorja e re që synon luftimin e ndotjes dhe përmirësimin... -
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë -
Publikohet renditja e komunave më të mira dhe më të dobëta për të jetuar në Zvicër -
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër











