Sport
Super liga: Goli i artë i Admir Mehmedit
Gara për titull po zhvillohet në mes të FC Basel-it të Shaqirit, Feratit e vëllezërve Xhaka dhe FC Zurich-ut të Mehmedit dhe Nikçit
Në kuadër të javës së 31-TË të Super ligës së Zvicrës në futboll, në ndeshjen FC Bellinzona-FC Zurich, shkëlqeu futbollisti shqiptar Admir Mehmedi i cili ishte realizues i golit të vetëm në ndeshje dhe kreator i fitores së FC Zurichut.
Në këtë ndeshje Mehmedi ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen. Me këtë fitore dhe me këtë gol të artë të Mehmedit tani FC Züich i prin renditjes tabelare të super ligës me 64 pikë, dy pikë më tepër se FC Baseli.
Gara për titull po vjen duke u bërë më interesante në mes të FC Baselit të Xherdan Shaqirit, Beg Feratit, Taulant dhe Granit Xhakës në një anë dhe FC Zurichut të Admir Mehmedit dhe Adrian Nikçit në anën tjetër. Nikçi në këtë ndeshje u aktivizua nga minuta e 79-të.
Në derbin e kësaj jave në mes të FC Sionit dhe FC Baselit, skuadra e shqiptarëve, Shaqiri, Ferati dhe vëllëzrit Xhaka, FC Basel pësoi debakël duke humbur 3 me 0. Nga futbollistët shqiptarë në skuadrën mysafire, Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen, kurse Xherdan Shaqiri pas shërimit të lëndimit disa javësh, u aktivizua nga minuta e 46.
Në ndeshjen në mes dy shqiptarëve ”rivalë” në fushë, Amir Abrashit në petkun e FC Grasshopperit dhe Burim Kukelit të FC Luzernit, më i suksesshëm ishte ekipi i Abrashit, i cili fitoi me rezultat 2 : 1.
Për vendësit Vullnet Basha nuk u ftua fare. Vendësit e donin më tepër fitoren në mënyrë që të sigurojnë mbijetesën në super ligë.
FC St. Galleni i Kristian Nushit pësoi humbje si mysafir ndaj FC Neuchatel Xamaksit 2 me 1. Nushi ishte titullar deri në minutën e 52 dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 20 të ndeshjes.
Në kryeqytetin zviceran, në Bernë, skuadra Young Boys, pretendente për vendin e tretë në renditje pësoi humbje nga FC Thuni i Muhamed Demirit. Ky i fundit ishte në lojë tërë ndeshjen, kurse Milaim Rama i Thunit ishte në bankën rezervë duke mos u aktivizuar fare.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë










