Lajme
Austri: Shqiptari Agim N. mbetet ende i zhdukur, vetura gjendet në Gjermani
Vetura e shqiptarit me banim në Wels të Austrisë, i cili rezulton i zhdukur për më shumë se një javë, u gjet të dielën më Gjermani. Vetë 56 vjeçari është ende i zhdukur, njofton albinfo.at
Vajza e tij 24-vjeçare me 30 nëntor ka njoftuar policinë në Wels për zhdukjen e babait të saj. Sipas raportit, babai i saj, Agim Nuredini 56 vjeç, është larguar nga banesa e tij që nga mesdita e ditës së kaluar. Nga banesa është larguar me veturën e tij, Opel Mokka të zezë kurse pa telefonon celuar.
Të dielën në mëngjes, policia gjermane njoftoi se vetura është gjetur në një fushë në komunën e Hauzenberg, në rrethinën e Passaut. Raportohet se vetura është gjetur e mbyullur, megjithatë nuk kishte asnjë shenjë të shoferit. Një kërkim në shkallë të gjerë që përfshinte një helikopter në zonën përreth fushës rezultoi i pasuksesshëm, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at
Agimi është afërsisht 1.80 metra i gjatë, peshon rreth 90 kilogramë dhe ka një trup të shëndoshë. Ai është parë për herë të fundit i veshur me një xhaketë dimërore të kaltërt të errët, xhinse blu të errët, këpucë të kaltërta dhe një kapele.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe













