Kosova
Surroi: Nuk mund të ketë qeveri të re, kjo është aventurë e rrezikshme
Orkestrues të gjithë kësaj situate e sheh presidentin Hashim Thaçi.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.
Politikani dhe publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi, duke analizuar zhvillimet e fundit politike atje, thotë se kjo është një tentativë antiligjore dhe antikushtetues që, sipas tij, do të dështojë.
Për RTV Ora, ai thotë se nëse krijohet një qeveri e re, pa u shprehur më parë Kushtetuesja, do të kemi një realitet të ri me dy qeveri.
Orkestrues të gjithë kësaj situate e sheh presidentin Hashim Thaçi.
“Për faktin që letërkëmbimi mbetet sekret, do të thotë se ka nevojë për t’u fshehur, në demokraci nuk ka nevojë për t’u fshehur. Një qeveri e re që synon të ndërtohet mbi fshehtësi, do të thotë se synon të ndërtohet mbi fshehjen e të vërtetës. Synimi është antikushtetues”, ka thënë Surroi.
“Përpjekja është të krijohet një realitet i ri, pa prononcimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse është e vërtetë, do të përballemi me dy qeveri, njëra që është ndërtuar në bazë të një procedurë kushtetuese dhe tjetra, e cila synon të marrë shumicën e votave në Parlament dhe ndoshta mund t’i sigurojë, por është ndërtuar jashtë procesit kushtetues. Kjo gjendje që tani po krijon një fërkim të panevojshëm politik, imagjino si do të reflektohet nëse me të vërtetë realizohet”.
Në pyetjen se a mund të jetë qeverisje e qëndrueshme LDK-AAK? Surroi tha se nuk do të formohet fare. “Do të ketë përpjekje, por ky kontrabandim është antikushtetues, nuk ka legalitet dhe nuk do të ketë as legjitimitet popullor. Është një aventurë shumë e keqe, e rrezikshme dhe e panevojshme kryesisht për ata aktorë që i janë futur kësaj”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026










