Kosova
Sveçla: Armatimi i sekuestruar zbardh planin e Serbisë për aneksimin e veriut
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në shtatë lokacione në veri të vendit, që lidhen me sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.
Pas këtij operacioni përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u shpreh se “vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë”, shkruan albinfo.ch.
“Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë”, ka shkruar ai.
Tutje, sipas tij, sekuestrimet qartësojnë planin e Serbisë për aneksimin e veriut.
“Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai u shpreh se pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojnë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Macron bëhet ikonë e modës në Davos Presidenti francez Emmanuel Macron po bëhet një ikonë mode në Davos. Ai mban syze dielli për... -
SWISS anulon disa fluturime -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare












