Lajme
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane
Sipas saj, prania e fëmijëve me gjuhë amtare të huaj "po e ulë cilësinë e mësimit" prandaj ajo sugjeron një prag prej 30 për qind
SVP (Partia Popullore Zvicerane) në kuvendin e saj të delegatëve, të mbajtur sot ka bërë thirrje për një reformë arsimore që do të përqendrohej në aftësitë bazë. Njëherësh kjo parti fajëson emigracionin për performancën e dobët akademike të shkollave zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Në këtë takim, përfaqësuesit e SVP kanë kërkuar një kufizim të numrit të fëmijëve që flasin gjuhë të huaja për klasë, teste të detyrueshme gjuhësore para fillimit të shkollës dhe sanksione për mungesën e bashkëpunimit prindëror.
Më tutje kjo parti po mbështet një ndalim mbarëkombëtar të telefonave celularë në shkolla, rikthimin e klasave të arsimit special dhe forcimin e lëndëve praktike.
“Fëmijët më në fund duhet të mësojnë përsëri bazat: leximin, shkrimin dhe aritmetikën”, është shprehur deputeti i SVP-së nga Cyrihu, Benjamin Fischer. Ai argumentoi se shkollat janë gjithnjë e më të paafta për ta përmbushur këtë detyrë. SVP-ja identifikon imigracionin si arsyen kryesore.
Fischer deklaroi më tutje se kur 20 për qind e fëmijëve në një klasë kanë një gjuhë amtare jo zvicerane, mësimdhënia bëhet e vështirë, dhe kur kjo shkallë arrin në 30 për qind, pothuajse e pamundur. Prandaj, në zgjidhjet e saj të propozuara, SVP po bën thirrje për një kufizim në numrin e nxënësve me gjuhëve amtare të huaj, për çdo klasë.
Mbi një përqindje të caktuar të fëmijëve me prejardhje të huaj, cilësia e arsimit bie, sipas deputetit të SVP-së. Prandaj kjo parti sugjeron një prag prej 30 për qind, duke cituar studime. Për këtë arsye është edhe thirrja e përmendur për një kufi për numrin e fëmijëve me gjuhë të huaj, në klasë. Në varësi të lagjes dhe zonës së banimit, kjo mund të çojë në sfida të konsiderueshme logjistike.
Fischer thotë se komunat dhe kantonet do të duhet të vendosin se si do të zbatohen kufij të tillë.
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana -
Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës hedh poshtë iniciativën për të thjeshtuar natyralizimin













