Tematike
SVP: Kosovarët të paguajnë sigurim të papunësisë më shumë se zviceranët
Nisur nga fakti se rreziku për të mbetur pa punë është më i madh për të huajt se sa për zviceranët, partia e djathtë konservative SVP mendon se kjo duhet të pasqyrohet edhe në kontributet e sigurimit të papunësisë
Në vitin 2019, shkalla e papunësisë në mesin e zviceranëve ishte 1.7 për qind, ndërsa tek të huajt në Zvicër, 4.4 për qind.
Duke parë këto shifra, SVP e konsideron “të padrejtë” që të gjithë punonjësit dhe punëdhënësit duhet të paguajnë kontribute të barabarta në sigurimin e papunësisë (ALV), shkruan blick.ch.
Të premten e javës së kaluar grupi parlamentar i kësaj partie ka paraqitur një propozim, sipas të cilit shuma e kontributeve për ALV duhet të varet nga rreziku i marrjes së përfitimeve të papunësisë, transmeton albinfo.ch.
Të huajt, “e mirë” dhe “të këqij”
Kur bëhet fjalë për vlerësimin e rrezikut, SVP nuk dëshiron thjesht të bëjë dallimin midis zviceranëve dhe të huajve, por edhe dallimin në mes të kombësive të ndryshme, veç e veç. “Nuk bën që punëtorët danezë, të cilët kanë një papunësi prej vetëm 2.1 për qind në Zvicër, të paguajnë të njëjtat kontribute të papunësisë si evropianët lindorë, të cilët janë shumë më shpesh të papunë”, është shprehur deputeti nacional i kësaj partie, Thomas Matter.
Sipas kësaj logjike, qytetarët e vendeve afrikane do të duhet të paguajnë më shumë në ALV – shkalla e papunësisë së tyre ishte 8 për qind në 2019, përcjell albinfo.ch. Do të kushtonte po ashtu shtrenjtë për bullgarët (7.3 për qind), kosovarët (6.2 për qind) dhe rumunët (6 për qind). Ndonëse, siç shihet nga këto statistika, së paku dy grupe (afrikanët dhe bullgarët) preken nga papunësia më shumë se kosovarët, në titullin e artikullit vihen kosovarët…!
Gjermanët (2.5 për qind), austriakët (2.4 për qind) dhe danezët (2.1 për qind) do të kalonin më lehtë.
Modeli i taksës së sigurimit të automjeteve
SVP duke bërë këtë propozim, ka marrë si model sigurimin e automjeteve motorike. Sipas atij modeli, është “e nënkuptueshme” që njerëzit nga ish-Jugosllavia të paguajnë premi më të larta sigurimi, pasi që shkaktojnë më shumë aksidente se sa zviceranët, transmeton albinfo.ch. Ky parim, sipas SVP, duhet të zbatohet edhe për ALV.
Propozuesi është i vetëdijshëm se llogaritja e kontributeve do të kërkonte angazhim të madh. “Në mënyrë që burokracia të mos stërngarkohet, ne do të sugjeronim një mesatare shumëvjeçare, në mënyrë që kontributet të mund të rillogariten në çdo tre deri në pesë vjet”, rekomandon ai.
Sistemi, sipas SVP do të kishte një avantazh tjetër të rëndësishëm, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se gjysma e kontributeve të ALV paguhen nga punëdhënësit (e gjysma nga punëmarrësit), do të ulet nxitja e tyre për të “marrë punëtorë edhe më të lirë me një rrezik të lartë papunësie nga BE-ja”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














