Shkurt.ch
SVP, kundër punësimit të policëve me prejardhje nga vendet “problematike”
Shumicën e këtyre vendeve e bëjnë shtetet e Ballkanit si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia
Nëse do të ishte SVP-ja ajo që vendos, shtetasit zviceranë që kanë prejardhje nga disa vende “të gabuara” si: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Turqia, Maqedonia, Sri Lanka dhe Algjeria, nuk do të lejohen të punojnë në Policinë e Kantonit. Kjo kërkesë përfshihet në iniciativën që e kanë bërë tre përfaqësues të SVP-së në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, shkruajnë sot gazetat regjionale të Kantonit të Cyrihut,transmeton albinfo.ch. Këtë kërkesë ata e “argumentojnë” me një rast kur një polic në Kantonin e Bazelit, i cili kishte shtetësinë zvicerane por edhe atë turke, kishte kryer rolin e informantit për shërbimin informativ të Turqisë.
“Ne duam të bëjmë një paralajmërim”, ka thënë njëri nga nënshkruesit e iniciativës, Claudio Schmid. “Ne jemi parimisht kundër dyshtetësisë. Njerëzit duhet të përcaktohen qartë për përkatësinë e njërit ose shtetit tjetër”, ka thënë ai.
Ndërsa rreth listës së shteteve konkrete nga të cilat nuk bën të ketë policë ai ka thënë se ajo është përpiluar duke u mbështetur në listën që e përmban urdhëresa për shtetasit e vendeve të caktuara të cilëve në Zvicër u ndalohet armëmbajtja.
Partia tjetër e djathtë në parlament, FDP, ende nuk e ka diskutuar këtë inciiativë. Por kryetari i Grupit Parlamentar, Thomas Vogel, ka thënë se ai personalisht ka problem me përpjekjet e SVP-së që të krijojë nënkategori edhe në mesin e shtetasve zviceranë, përcjell albino.ch. “Nëse dikush është natyralizuar, ai është zviceran dhe pikë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, drejtori për siguri në Kantonin e Cyrihut, Mario Fehr nga SP-ja është qartë kundër iniciativës. “Duke qenë se ne jetojmë në një shoqëri pluraliste, ne në Policinë Kantonale na takon që të punësojmë policë me sfonde të ndryshme kulturore. Ata sjellin shpesh me vete kompetenca të veçanta gjuhësore, nga të cilat kemi dobi të madhe në përditshmërinë policore”, ka thënë ai.
Për secilin polic, qoftë ai vetëm zviceran apo me dyshtetësi, nga fillimi i shkollimit përpilohet një raport informativ në të cilin bëhet verifikimi shumë i detajuar i kandidatëve për policë. Kush nuk e kalon testin, nuk pranohet në punë, thotë Fehr, transmeton albinfo.ch. “Si drejtor për siguri, unë nuk lejoj që të dyshohet në lojalitetin e policëve të mi kantonalë”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













