Shkurt.ch
SVP, me referendum kundër “dhurimit” të 1.3 miliard frangave për BE-në
Kjo parti ka lancuar tashmë një iniciativë parlamentare për një referendum fakultativ lidhur me këtë çështje. Kështu ka deklaruar kryetari i SVP-së Albert Rösti për mediet zvicerane
Me rastin e vizitës që kryekomisioneri i BE-së zhvilloi ditë më parë në Bernë, Këshilli Federal i Zvicrës u zotua para tij për kontributin që do të japë Zvicra në „Fondin e Kohezionit“. Fjala është për fondin e njohur ndryshe si „Ndihma për Lindjen“, pasi u dedikohet shteteve anëtare të reja të BE-së, nga Evropa Lindore. Shuma për të cilën është zotuar Zvicra është 1.3 miliardë franga.
Ky premtim zemërgjerë i bërë nga presidnetja e federatës, Doris Leuthard nuk ka kaluar pa reagime në skenën politike të vendit. Ndërkaq siç dhe mund të pritej, më e zëshme në kritikat e saj ka qenë SVP/UDC. Kjo parti, kritikën nuk e ka lënë me kaq: ajo ka lancuar tashmë një iniciativë parlamentare për një referendum fakultativ lidhur me këtë çështje. Kështu ka deklaruar kryetari i SVP-së Albert Rösti në një intervistë për gazetën e së dielës „Sonntagsblick“. Ndërsa kërkesat që iniciativa të trajtohet me urgjencë do të bëhen javëve në vijim, transmeton albinfo.ch.
Rezistencë ndaj zotimit të qeverisë ndaj BE-së ka paralajmëruar edhe Partia Liberale (FDP). Kryetarja e kësaj partie, Petra Gössi në intervistën e saj të dhënë gazetës „Zentralschweiz am Sonntag“ ka kërkuar që pajtimin për dhënien e „miliardës së kohezionit“ Zvicra duhet ta lidhë me përfundimin e të ashtuquajturës „Klauzolë të Gijotinës“, përcjell albinfo.ch. Kjo klauzolë kërkon që e gjithë pakoja e marrëveshjeve bilaterale të Zvicrës me BE-në bie poshtë në momentin që Zvicra heq dorë nga vetëm njëra prej marrëveshjeve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë EES ka regjistruar mbi 108 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve jashtë BE-së, ndërsa mijëra persona... -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel













