Lajme
Swiss do t`ua paguajë klientëve brenda gjashtë javëve biletat e anuluara
"Fatkeqësisht, kompania nuk mund t`u përmbahej afateve të rregullta për shkak të nivelit shumë të lartë të kërkesave"
Kompania Ajrore e Zvicrës “Swiss” tashmë ka paguar një shumë tre shifrore milionë frangash për fluturime të anuluara, thotë për SRF News zëdhënësja e kompanisë. “Biletat me vlerë prej disa milionë frangash zvicerane tani po paguhen suksesisvisht për çdo javë”.
Fatkeqësisht, kompania nuk mund t`u përmbahej afateve të rregullta për shkak të nivelit shumë të lartë të kërkesave, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, burimet për të bërë këtë po rriten vazhdimisht.
Ata klientë që kanë pritur më gjatë, tani mund të presin që t`u rimbursohen kostot e biletave deri në fund të gushtit. “Qëllimi ynë është që të përpunohen me përparësi kërkesat e klientëve që kanë pritur më gjatë për shlyerjen e të gjitha kërkesave të rimbursimit deri në fund të qershorit” ka vazhduar zëdhënësja.
Duke vepruar kështu, Swiss gjithashtu përmbush kërkesat e qeverisë federale në kuadër të ligjit për udhëtimet përcjell albinfo.ch. Kjo thotë që pretendimet për anulime të shkaktuara nga koronavirusi duhet të rimbursohen më së voni deri më 30 shtator.
Aplikimet e fundit për rimbursim do të përpunohen suksesivisht brenda dy deri në tre muajve dhe kështu do të shkurtohej me sukses koha e pritjes. Përveç kësaj, së shpejti do të aktivizohet rimbursimi i automatizuar i biletave në sistemet e rezervimit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














