Kosova
“SwissContact” ndihmon të funksionalizohet Kiosku për turistët
Pas shumë vjetësh qëndrimi i mbyllur dhe pa kujdes, është funksionalizuar Kiosku informativ për turistë në kryeqytet. Në të janë vendosur materiale informuese për objekte të trashëgimisë kulturore dhe destinacione të tjera atraktive për turistë, përcjell albinfo.ch.
“Hapja e kioskut është vetëm nismë, ky është një pilot projekt, muajin tjetër do të vendosim panelet informuese në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërkohë po shohim mundësitë të hapin edhe kioske të tjera ose të bëjmë një qendër më të madhe turistike. Vitin tjetër synojmë të kemi logon turistike të kryeqytetit, të kemi uebfaqen për turistë dhe aplikacionin për turistë”, tha në hapje të qendrës drejtori i Kulturës, Yll Rugova.
Rifunksionalizimi i Qendrës për Turistë është bërë në një projekt të përbashkët të Komunës së Prishtinës me “SwissContact”-in.
Në fund, Rugova shtoi se shkak i hapjes së kioskut në shtator janë vonesat në procedurat e prokurimit për materialin informues.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











