Lajme
Swissmedic miraton vaksinën “Moderna” për Zvicër
Një avantazh ndaj vaksinës së aprovuar tashmë nga Biontech / Pfizer është fakti se “Vaksina Moderna (...) mund të shkrihet dhe të ruhet në një frigorifer normal për një muaj
Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic ka aprovuar vaksinën e dytë kundër koronës për Zvicrën.
Pas miratimit javë më parë të vaksinës Biontech-Pfizer, ai ka dhënë dritën jeshile edhe për përbërësin aktiv nga prodhuesi amerikan, Moderna, njofton srf.ch.
Kjo vaksinë prodhohet gjithashtu edhe nga Lonza në Valis, transmeton albinfo.ch. Zvicra ka siguruar paraprakisht 7.5 milionë doza të kësaj vaksine.
Me vaksinën e sapo aprovuar “në janar do të mund të vaksinohen 120,000 njerëz më shumë ndërsa në shkurt, edhe 250,000 të tjerë”, vlerëson redaktori shkencor i SRF, Thomas Häusler.
Ai sheh si një avantazh vendimtar ndaj vaksinës së aprovuar tashmë nga Biontech / Pfizer faktin se “Vaksina Moderna (…) mund të shkrihet dhe të ruhet në një frigorifer normal për një muaj, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë që kjo vaksinë mund të jepet në një ordinancë normale të mjekut të familjes, ”thotë Häusler.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë











