E-Diaspora
Tablotë e Barbara Burrit “bashkojnë” Zvicrën dhe Kosovën
Të gjitha fotografitë i lidh sfondi rural që, sipas autores sikur i përafron më tepër realitetet në raportin Kosovë-Zvicër
Njerëzit duhet ta dijnë se në fakt nuk jemi kaq të ndryshëm siç thuhet nga ata që paragjykojnë: nga këto fotografi mund të shihet se ka më shumë ngjashmëri se sa dallime në mes të zviceranëve dhe kosovarëve. Sidomos sa u përket zonave rurale. Kështu thotë Barbara Burri-Sharani duke shpjeguar sfondin dhe idenë e fotografive që i ka shkrepur ajo.
Bëhet fjalë për disa fotografi të bëra në Kosovë, kryesisht në Prizren e rrethinë dhe disa të tjera, në regjione tipike rurale të Zvicrës, kryesisht në Appenzell.
Ajo që venë në pah fotografitë e Barbara Burrit është një frymë jete dhe vitaliteti që i përshkon, një koloritet i pasur që në fakt edhe karakterizon ambientet dhe njerëzit që ajo ka përzgjedhur për t`i fotografuar. Një shqiptar me plis, duke luajtur me fyell diku në Prizren krahas një zvicerani me veshjen perkatëse kombëtare, duke luajtur me fizarmonikë. Pastaj një i moshuar shqiptar po ashtu nga fshati duke shitur perime në një qoshe të një qyteti në Kosovë krahas pamjeve me sfond fshati zviceran. Të gjitha fotografitë i lidh pra sfondi rural që, sipas autores sikur i përafron më tepër realitetet në raportin Kosovë-Zvicër.
Këto fotografi janë pjesë e ekspozitës kolektive të titulluar “Ansichts Sache” (Çështje këndvështrimi), shkruan albinfo.ch. Ekspozita është hapur të enjten, më 18 janer dhe në të, krahas Barbara Burrit prezantohen edhe gjashtë autorë tjerë.
Është një ekspozitë ku ndjekësit e kursit për fotografi në kuadrin e Shkollës së Lartë të Arteve në Cyrih prezantojnë rezultatet e punës së tyre disamujore sqaron për albinfo.ch Barbara Burri SHarani.
Ekspozita nuk lidhet me ndonjë tematikë specifike që do t`i bënte bashkë autorët. Secili prej artistëve ka zgjedhur temën dhe mjetet e veta shprehëse, u tha edhe në fjalën e mbajtur me rastin e hapjes së ekspozitësö
Ekspozita është hapur në galerinë “Photo Bastei”, që është mbase galeria më e njohur e Cyrihut ku ekspozohen kryesisht fotografi. Ajo qëndron e hapur deri më 28 janar, kur mbahet edhe “finisazhi”, ose solemniteti i mbylljes së saj.
Barbara Burri Sharani njihet si aktiviste dhe politikane zvicerane, e cila, veç tjerash, ka punuar disa vite për organizatat zvicerane edhe në Kosovë. Aktualisht ajo është bashkëkryetare e organizatës Solidar Suisse.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” Ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI akuzon Altmanin për sjellje kontradiktore, ndërsa gjyqi po hyn në javën... -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg















