CH-Ballkani
Tahiri njofton shoqërinë civile për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar gjatë ditës përfaqësues nga shoqëria civile, me të cilët ka biseduar lidhur me Projektligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara në Konfiskimin e Pasurisë.
Tahiri ka bërë të ditur se ndryshimi i Ligjit aktual është shtruar si nevojë pas vlerësimeve se nuk është zbatuar sa duhet, ndërkaq ndryshimet do të mundësojnë zbatim shumë më efikas të konfiskimit të pasurisë.
Sipas Tahirit duhet të rishikohen pasuritë e përfituara. “Politikat e konfiskimit të pasurisë së përfituar me vepër penale, kanë pas nevojë të rishikohen, në mënyrë që shteti ynë të dëshmojë se është i gatshëm për të konfiskuar pasurinë e paligjshme si masën më reale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe si sinjal se askush nuk mund ta shfrytëzojë pasurinë e përfituar me vepër penale” ka thënë ministri Tahiri.
Ai njofton se ka mirëpritur komentet dhe propozimet e shoqërisë civile për këtë projektligj, të cilat do të përfshihen në procesin e mëtutjeshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ag Apolloni ligjëron në Harvard për mitin e besës shqiptare Ag Apolloni prezanton kërkimin për baladën e besës në Harvard University... -
Zvicër
Koncert festiv në Thun për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës -
Paris
Në Paris shënohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, theksohet miqësia me Francën -
Ansambli “Trojet” shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës -
Të rrëfehesh në gjuhën e shpirtit, pse terapia në gjuhën amtare shëron më thellë
Jeta në Zvicër
-
Treni del nga shinat në stacionin e Winterthurit Një tren doli nga shinat në stacionin e Winterthur sot në mesditë., ka anulime dhe vonesa. ... -
Medalje e artë për Zvicrën, Marianne Fatton shkruan histori në debutimin olimpik -
Ngrënia në restorant në Evropë: Në Kosovë më lirë, në Zvicër më shtrenjtë -
Gjykata Federale refuzon padinë kundër Zvicrës për masat e COVID-19 -
Shefi i Komandës së Operacioneve viziton trupat zvicerane në Kosovë












