Lajme

Tajvani thotë se Kina po ia shkel sovranitetin

Avionët dhe anijet kineze kanë kaluar sërish vijën mesatare, që është një lloj kufiri në ngushticën mes Kinës dhe Tajvanit, në ditën e dytë të manovrave të saj ushtarake.

BBC raporton se manovrat ajrore e detare që janë më të mëdhatë dhe më afër së kurrë ujërave të Tajvanit, janë përgjigje kërcënuese pas vizitës së kryesues së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nensi Polosi, në Tajvan.

Kryeministri i Tajvanit, Su Tseng-chang, ka sulmuar Kinën pas raketave balistike që lëshoi më 4 gusht në ujërat përreth ishullit. Sipas BBC, kryeministri duke e quajtur fqinji i keq, tha se Kina ka shkelur sovranitetin e saj.

“Ne nuk prisnim që fqinji i keq do të tregonte fuqinë e tij në derën tonë dhe do të rrezikonte arbitrarisht rrugët ujore më të ngarkuara në botë me stërvitjet e tij ushtarake”, ka thënë ai para mediave, përcjell Albinfo.ch.

Më 4 gusht Kina lëshoi raketa balistike në ujërat përreth Tajvanit. Zyrtarët tajvanezë thanë se masa, e cila ndalon anijet dhe avionët të përdorin hapësirën, shkel sovranitetin e saj dhe përbën një bllokadë. Stërvitjet ushtarake do të vazhdojnë deri të dielën.

Situata mes Tajvanit dhe Kinës u tensionua edhe më shumë pas vizitës së Kryetares së Dhomës së SHBA-së, Nancy Pelosi, në Taipei, kryeqytetin e Taivanit, vizitë kjo që ishte si pjesë e një turneu më të gjerë aziatik, e që ndezi zemërim në Pekin./Albinfo.ch