Lajme
Sveçla, pjesëmarrës i konferencës “Bashkëpunimi rajonal” në Tiranë
Zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se Xhelal Sveçla është pjesëmarrës në konferencën “Bashkëpunimi rajonal”, nën organizimin e organizatës CIG, që po mbahet në Tiranë.
Nga LVV thanë se nuk bëhet fjalë për takim mes Xhelal Sveçlës dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG. Në tryezë janë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, thuhet në përgjigjen e LVV-së për Gazetën Sinjali.
Pjesëmarres në këtë konferëncë është edhe Ardian Gjini i AAK-së dhe Arban Abrashi i LDK-së, ky i fundit pak më parë konfirmoi pjesëmarrjen e tij atje për Gazetën Sinjali, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike












