Lajme
Taksë e veçantë për të huajt? Ideja mund të diskutohet në Bernë
Propozimi parasheh që emigrantët e rinj të paguajnë deri në 25 franga shtesë në ditë
Një propozim i ri për vendosjen e një takse të veçantë ndaj të huajve të sapoardhur në Zvicër mund të hyjë së shpejti në debat politik në Bernë.
Sipas raportimeve, Partia Liberale pritet ta ngrejë çështjen në parlament, duke argumentuar se masa duhet të përfshihet në negociatat e reja mes Zvicrës dhe Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Ideja parasheh që emigrantët e rinj të paguajnë një taksë shtesë prej 10 deri në 25 franga në ditë për një periudhë prej tre ose pesë vitesh. Një alternativë tjetër do të ishte pagesa e një tarife shtesë prej 3% të të ardhurave për 11 vjet.
Sipas mbështetësve të planit, kjo do të funksiononte ngjashëm me taksën që paguajnë shtetasit zviceranë që nuk kryejnë shërbimin ushtarak. Propozimi mund t’i sillte shtetit rreth 1 miliard franga në vit.
Megjithatë, qeveria federale ka sinjalizuar se zbatimi i një mase të tillë do të ishte juridikisht i komplikuar, sidomos për qytetarët e Bashkimit Evropian. Sipas rregullave të lëvizjes së lirë, shtetasit e BE-së nuk mund të trajtohen ndryshe nga qytetarët vendas.
Debati pritet të ndezë edhe më shumë diskutimet për emigracionin në Zvicër, në një periudhë kur vendi po përgatitet për referendumin “No to 10 million” dhe kur çështjet e popullsisë, fuqisë punëtore dhe kostove publike janë bërë tema qendrore politike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave Rrjeti zviceran Migros ka inauguruar supermarketin e tij të parë pa staf në Gjenevë, i cili... -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Turizmi i Zvicrës dështon me drejtimin e masave të vizitorëve -
Këto ndalime duhet t’i keni parasysh gjatë pushimeve këtë verë -
A e vë në rrezik inteligjenca artificiale shumëgjuhësinë zvicerane?












