Kosova
Taksë prej 10 eurove për të hyrë në Prishtinë nga qytetet e tjera
Çështja e parkingjeve në komunën e Prishtinës dhe ndalimi i veturave për të hyrë brenda Prishtinës nga qytetet e tjera ka qenë temë diskutimi gjatë vikendit, raporton IndeksOnline.
Sado që u dhanë sqarime në mëngjes nga kryetari i Prishtinës, prapë pati keqkuptime në lidhje me atë se a do të munden apo jo të hyjnë banorët nga vende të tjera të Kosovës në kryeqytet.
E në lidhje me këtë ka folur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, i cili tha se askujt nuk i mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.
Ajo, siç tha Pacolli, është planifikuar të jetë 10 euro, ani pse ende vendim përfundimtar nuk kanë marrë.
Tutje Pacolli në Klan Kosova deklaroi se kjo do të mundësojë që të krijohet një ambient më i pastër, kur dihet se në muajt e dimrit Prishtina renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë, e njëri nga këta ndotëse janë edhe veturat.
“Çdo kush që vjen nga Peja, Gjakova, Klina, Drenica, ka të drejtë dhe mund të hyjë në Prishtinë, vetëm se për këtë duhet ta paguajë taksën e gjelbër, duhet të paguajë 10 euro. Kjo ende nuk është vendosur, por është menduar kështu”, theksoi Pacolli, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?













