Sport
Tarashaj ftohet nga kombëtarja zvicerane
Dy lojtarët e Grasshoppers mund të ngjiten në trenin e fundit për te Kombëtarja A e Zvicrës: Philippe Senderos dhe Shani Tarashaj.
Sipas “Blick”, dy lojtarët do të testohen në ndeshjet kundër Irlandës (25 mars në Dublin) dhe kundër Bosnjës (29 mars në Cyrih).
Për Senderos do të ishte oferta e parë që nga 9 tetori 2014. Në atë kohë, 31-vjeçari erdhi në ndeshjen kualifikuese kundër Sllovenisë. Për Tarashajn ajo do të jetë e para kombëtare, derisa ishte refuzuar nga trajneri i Shqipërisë, Gianni, për në Kombëtaren e Shqipërisë.
Me Tarashajn bëhen 7 shqiptarë te përfaqësuesja e Zvicrës, pasi përpos tij, janë edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.
Tarashaj ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Grasshopperit, ndërsa ai ka kompletuar transferimin te Evertoni në Ligën Premier në janar për katër milionë euro.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shtatë kompani nga Kosova marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani Prodhuesit kosovarë të verërave dhe rakisë do të prezantojnë produktet e tyre në një nga panairet... -
Gjermani
Platformat gjermane të udhëtimeve korrigjojnë emrin e Prishtinës pas reagimeve -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin traditën shqiptare në një mbrëmje kulturore në Gjenevë -
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin traditën shqiptare në një mbrëmje kulturore në Gjenevë Një mbrëmje arbëreshe në Gjenevë me këngë, histori dhe identitet shqiptar... -
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet













