Sport
Taulant Xhaka: “Deri në vdekje kuqezi!”
Pas shumë spekulimeve ka reaguar Taulant Xhaka, duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Kombëtarja shqiptare
Përveç humbjes ndaj Italisë, në Kombëtaren kuqezi është ngritur edhe një çështje tjetër. Mediat shqiptare kanë bërë të ditur se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar nga ekipi kuqezi për shkak të Gianni De Biasit, njofton albinfo.ch.
Të dy lojtarët nuk kanë udhëtuar me ekipin në Tiranë për ndeshjen miqësore ndaj Bosnjës.
Ndërkohë, ka reaguar edhe Taulant Xhaka në “Facebook”, duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Kombëtarja kuqezi. “Deri në vdekje kuqezi!”, ka shkruar Taulanti në “Facebook”, derisa ka shoqëruar edhe me një foto së bashku me Abrashin.
Për këtë çështje ka folur edhe De Biasi. “Nuk ka asnjë lloj refuzimi, Xhaka u largua sepse ka disa probleme, ndërsa Abrashi ka probleme me gjurin. A do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjet e tjera? Ky është një problem me të cilin do të përballemi në një moment tjetër, për momentin nuk ka arsye për hamendësime të tjera”, është shprehur italiani.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës














