Kosova
Të akuzuarit për spiunazh me Serbinë nuk deklarohen rreth fajësisë, ndërpritet seanca fillestare
Ndërpritet seanca fillestare ndaj Shabanit dhe Qerimit, me kërkesë për afat shtesë për lexim e analizim të aktakuzës

Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për spiunazh
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta shtyjë seancën fillestare për të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi.
Ky vendim u mor pasi avokatët e të akuzuarve kërkuan, e seanca e shqyrtimit do të mbahet më 17 mars.
Avokati i Shabanit, Besnik Berisha, tha se klientit të tij i duhet më shumë kohë për t’u njohur me aktakuzën, në mënyrë të ai të vihet në dijeni në detaje mbi fajësinë apo pafajësinë e tij.
Më 5 qershor të 2024-s, Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe Policia i kishin arrestuar të pandehurit në Ferizaj.
Çka thotë aktakuza:
1. I pandehuri Bedri Shabani;
I. Nga data e pacaktuar e në vazhdimësi, e deri në momentin e arrestimit të tij më dt. 05.06.2024, i pandehuri Bedri Shabani, e ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si “BIA”) në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që ndërlidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”), përfshirë eprorët e saj, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike, të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së në fshatin Mollopolc të Shtimes, dhe masakrën e Reçakut, në atë mënyrë që i pandehuri, të dhënat dhe informacionet në fjalë, ja u kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Srgjan ROSIÇ, përgjegjës për Regjionin e Pançevës, si dhe kolonel, Bogoljub Janiçeviç, ish-Komandant i Policisë së Serbisë për Regjionin e Ferizajt gjatë kohës së Luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e Reçakut, përmes komunikimeve telefonike , postës elektronike dhe takimeve fizike, të zhvilluara në territorin e Serbisë, çka me këto veprime, i pandehuri ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-në në krijimin e një narrative të pavërtetë, me qëllim që të ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së të Mollopolcit të Shtimes, me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, kinse janë bërë trafikim organesh, si dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës së Reçakut duke kërkuar nga zyrtari i BIA-s dhe Bogoljub Janiçeviç, që të ndërmarrin veprimeve operacionale të cilat do të shkaktonin një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës.
– Me këtë i pandehuri Bedri Shabani, e ka kryer veprën penale “Spiunazhi’’ nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK –së.
2. I pandehuri Muharrem Qerimi,
II. Nga viti 2012, e në vazhdimësi e deri në momentin e arrestimit të tij, me dt.05.06.2024, i pandehuri Muharrem Qerimi, e ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si “BIA”) në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshëm që kanë të bëjnë me luftën dhe pjesëtarët e UÇK-së, emrat e eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin, e të cilat informacione ja ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Srgjan ROSIÇ, përgjegjës për Regjionin e Pançevës, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike që ka zhvilluar në territorin e Republikës së Serbisë, çka me këto veprime, i pandehuri e ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
– Me këtë i pandehuri Muharrem Qerimi, e ka kryer veprën penale “Spiunazhi’’ nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin të KPRK –së.
III. Po ashtu, nga data e pacaktuar e deri me dt. 05.06.2024 në Ferizaj, të pandehurit gjatë zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës për urdhër kontroll, i është gjetur në posedim pa autorizim një revole e tipit Ekol Tuna me calibër 8mm, një karikator me gjashtë fishek në të, 20 fishek të tjerë me mbishkrimin 11/53, si dhe katër karikator tjerë me shenjën e gjysmë hënës dhe një rrumbullakë, të cilat i janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.
– Me këtë i pandehuri Muharrem Qerimi, e ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.
E-Diaspora
-
Nëna dhe motrat e Krushës së Vogël, të paharruara edhe në prag të Bajramit Në prag të festës së Bajramit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Krushën e Vogël...
-
Gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari fallco
-
Hapet edhe një klasë e re për mësimin e Gjuhës Shqipe në Birr të kantonit Argaut
-
Mediat italiane shkruajnë për vizitën e Nita Shalës në komunat Arbëreshe
-
Suedi: Në kuadër të Muajit të Frankofonisë, shfaqen dy dokumentarë nga regjisorët shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë rezerva ushqimore duhet të kenë banorët e Zvicrës në rast krize? Shumë njerëz kanë rezerva ushqimore në shtëpi, por shpesh ato nuk janë të mjaftueshme për të...
-
Rekord tragjik: 28 viktima në aksidentet e skiatorëve në Zvicër dimrin e kaluar
-
Gjykata anulon kufirin e kufizimit 30 km/h në Gjenevë, triumfon ankesa e një polici
-
Zvicra do të shoh eklipsin e pjesshëm të diellit të shtunën
-
Pse gjithnjë e më shumë amerikanë të pasur po i vendosin paratë e tyre në bankat zvicerane?