Shqipëria
Të ardhurat nga turistët e huaj arritën rekordin në Shqipëri
Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, sa u përket prurjeve të të huajve, duke kaluar edhe 2019-n, që deri tani ishte më pozitivi, për t’u ndërprerë më pas nga pandemia, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi nuk e kishte marrë ende veten nga pandemia. Edhe në raport me 2019-n, prurjet valutore të të huajve në Shqipëri u rritën me 32%.
6 muajt e parë të 2022-ës shënuan dhe nivelin më të lartë historik, që kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat (shiko grafikun: Bilanci i udhëtimeve, 6 M I). Tendenca pritet të vijojë, pasi të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e të huajve kanë kulmuar në muajt e verës. Nga jugu në veri, të turistët e huaj kanë qenë të shumë në numër këtë sezon.
Që në tremujorin e parë të vitit, shpenzimet e të huajve në Shqipëri e tejkaluan me 17% nivelin e 2019-s, ndërsa në të dytin zgjerimi ishte dhe më i fortë me bazë vjetore, me 43%, i ndihmuar dhe nga finalja e Ligës së Konferencave, që u mbajt në maj. (Shiko grafikun: Shpenzimet e të huajve në Shqipëri).
Sipas të dhënave të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit në vend hynë rreth 2.5 milionë shtetas të huaj, me rritje 16.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. (Shiko grafikun: Hyrjet e shtetasve të huaj, totali, Janar-Qershor).
“Arratisen” dhe shqiptarët
Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia ka bërë që jo vetëm të huajt të vizitojnë vendin tonë, por edhe shqiptarët të ikin jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit gati 800 milionë euro, pothuajse dyfish më shumë se një vit më parë, kur ishe pothuajse e pamundur të udhëtoje në vendet e BE-së për shkak të rregullave të rrepta si kufizime në hyrje, apo kërkesa për vaksina e teste. Edhe në raport me 2019-n, shpenzimet janë rritur me 14%.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit 2022 dolën 2.5 milionë shtetas shqiptare, 51% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por 5% më pak se në 6 muajt e parë të 2019-s. Megjithatë, shpenzimet janë më të lartë në 2019-n, duke treguar se kosto për person për të udhëtuar jashtë vendit ka qenë më e lartë sesa tre vjet më parë.
Bilanci, në Shqipëri mbeten 338 milionë euro
Që nga viti 2013, bilanci i udhëtimeve është pozitiv, që dmth që të huajt që udhëtojnë në Shqipëri shpenzojnë më shumë sesa shqiptarët që lëvizin jashtë. Në 6 muajt e parë të vitit 2022, bilanci pozitiv i turizmit ishte 338 milionë euro, duke shënuar rekordin pozitiv më të lartë të regjistruar ndonjëherë në vend.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj











