Integrimi
Të gjitha rrugët të çojnë në Bernë
Për herë të parë në historinë e Parlamentit të Zvicrës mund të zgjidhet sivjet një deputet me rrënjë shqiptare
Afërdita, Arbër, Islam, Përparim, Gzim dhe Reis janë gjashtë emra politikanësh me prejardhje të huaj, shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia në Zvicër, të cilët mund të jenë zëdhënësit e parë të komunitetit të këtushëm shqiptar në mandatin e ardhshëm katërvjeçar në Parlamentin në Bernë.
Me Afërditën, Arbërin, Islamin, Përparimin, Gzimin dhe Reisin, shqiptarët do të shkruajnë historinë nëse sa më shumë prej tyre do t`ua mësyjnë kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare në nivel nacional që mbahen më 22 tetor të këtij viti në Zvicër.
Historia nuk shkruhet lehtë dhe pa mobilizimin politik të komunitetit shqiptar në Zvicër, nëse synojmë që zëri ynë të dëgjohet në institucionin më të lartë ligjvënës.
Elektorati i përgjumur shqiptar duhet të zgjohet dhe të fillojë menjëherë mobilizimin në nivel organizatash, po edhe seksione të veçanta nëpër parti politike zvicerane.
Harroni ankesat për “procedurat e komplikuara” të votimit. Mobilizimi në jetën e këtushme politike duhet ë fillojë me këto zgjedhje për të sjellë kthesë politike për të mirën kolektive të komunitetit.
Zgjedhjet e tetorit 2023 përfundimisht duhet të mësojnë shqiptarët për të votuar në zgjedhjet në nivel vendi për Parlamentin e Zvicrës. Tani më ka nisur debati!
Shqiptarët përbëjnë komunitetin e tretë më të madh të huaj në Zvicër. Por, nëse flasim për përfaqësimin e tyre në institucione në Bernë, komuniteti shqiptar na del pothuajse i pavërejtshëm.
Kandidatët shqiptarë, si: Afërdita Bogiqi, Arbër Bullakaj, Islam Alijaj, Reis Luzhnica, Përparim Avdili dhe Gzim Hasanaj, të cilët kanë filluar zyrtarisht fushatën e tyre zgjedhore, sytë i kanë drejtuar kah elektorati shqiptar.
Afërdita Bogiqi është e njohur për lexuesin tonë për arritjen e saj të veçantë: ajo është gruaja e parë shqiptare, pjesë e ekzekutivit të një komune. Prej më se dy vjetësh Afërdita bën pjesë në qeverinë e qytetit Monthey, të Kantonit Valis, si e vetmja femër.
Arbër Bullakaj nga Kantoni St. Gallen njihet si politikan shumë aktiv, i angazhuar edhe në nivel vendi, në politikën e migracionit. Ai, veç rolit si asamblist për disa mandate, në qytetin e tij, Wil është në krye të disa iniciativave në drejtim të lehtësimit të natyralizimit të të huajve.
Alijaj njihet për aktivitetin e tij të dendur në shumë iniciativa për personat me aftësi të kufizuara, kategori të cilës i takon edhe vetë.
Islam Alijaj ishte zgjedhur nga platforma mediale albinfo.ch “Personalitet i vitit 2021” në lëmin e politikës.
Në listën zgjedhore të Cyrihut, Alijajt i është dhënë një vend shumë i mirë, ai është i 11-ti në mesin e të nominuarve.
Reis Luzhnica po ashtu ka kohë që ka hyrë në “ujërat politike” të Zvicrës, gjegjësisht të qytetit të tij, Cyrihut. Ai, në zgjedhjet e vitit 2022 fitoi në garë të drejtpërdrejtë.
Luzhnica, gjatë kohës sa është në Asamblenë e Cyrihut, ka iniciuar dhe ka shtyrë përpara disa iniciativa me rëndësi për të gjithë qytetarët dhe në veçanti për ata me prejadhje të huaj.
Përparim Avdili, që prej disa vjetësh është pjesë e FDP-së (Partia Liberale), ndërsa prej tre vitesh edhe asamblist i saj në Parlamentin e Cyrihut, ku ka iniciuar dhe ka kurorëzuar me sukses një numër mocionesh, kryesisht në favor të të huajve.
Gjithashtu Avdili, nga viti i kaluar është edhe kryetar i FDP-së për qytetin e Cyrihut.
Bernës i ka mësyrë edhe Gzim Hasanaj, i cili, rreth dy muaj më parë ishte zgjedhur në Parlamentin e Kantonit Baselland, duke qenë shqiptari i parë me një pozitë të tillë, në këtë kanton. Hasanaj është përfaqësues i Partisë së Gjelbër.
Paltforma mediale Albinfo.ch (online&print) si do herë duke qenë “shtabi zgjedhor” i kandidatëve me rrënjë shqiptare, do të sjellë intervista dhe portrete, duke ia ofruar kështu publikut shqiptar e zviceran ofertën politike të tyre. Shqiptarozviceranët në “sezonin zgjedhor” të këtij viti janë më aktivë se ndonjëherë më parë.
- Sevdail Tahiri, drejtor i platformës mediale (Online&Print) albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













