Kosova
Të gjithë shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në Hungari pa leje policie
Ambasada e Kosovës në Hungari ka njoftuar se të gjithë ata që kanë leje qëndrimi për më shumë se 90 ditë në Hungari, mund të hyjnë atje pa leje policiore.
Dhe pas hyrjes do t`ju bëhet një ekzaminim mjekësor dhe nëse ka dyshime për COVID 19 atëherë do t’i bëhet testi dhe nëse del pozitiv atëherë do të vendosen në karantin, përcjellë albinfo.ch.
NJOFTIM!
Sipas rregullores së fundit të Qeverisë së Hungarisë, të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë leje-qëndrim më shumë se 90 ditë (pavarësisht nga lloji i lejës së qëndrimit) në Hungari, mund të hyjnë në territorin e Hungarisë pa leje policie.
Pas hyrjes, bëhet një ekzaminim mjekësor. Nëse se ka dyshime të infeksionit me Covid-19, shtetasit do të karantinohen në një vend të caktuar nga autoritet hungareze. Nëse nuk ka dyshime të infeksionit, atëherë do t’ju kërkohet të vet-izolohen për 14 ditë. Nga ky detyrim mund të përjashtohen, vetëm në se gjatë 5 ditëve të fundit para hyrjes në Hungari kanë kryer 2 teste negative të SARS-CoV-2 , të cilat duhet të jenë në gjuhën angleze.
Të gjithë ata të cilët udhëtojnë për qëllime të tjera në Hungari, dhe kanë vizë për një periudhë kohore deri 90 ditë, janë të obliguar të kërkojnë leje paraprake nga policia hungareze, të cilën mund ta bëjnë nëpërmjet kërkesës/aplikacionit online që duhet të plotësohet në faqen zyrtare të tyre:
http://www.police.hu/…/meltanyossagi-kerelem-magyarorszagra…
Pas aprovimit të kërkesës, shtetasit e kategorisë në fjalë janë të detyruar po ashtu të vet-izolohen për 14 ditë.
Ndërsa kalimi transit nëpermjet territorit të Hungarisë është i mundshëm, dhe pa kufizime kohore, për të gjithë shtetasit tanë, të cilët posedojnë leje-qëndrim apo vizë pune të ndonjë shteti të zonës Schengen. Për ata shtetas që posedojnë vizë turistike Schengen, duhet dëshmuar qëllimin e udhëtimit në vendin e destinacionit të udhëtimit, dhe se njëkohësisht shteti fqinj me Hungari lejon udhëtimin e planifikuar.
Po ashtu duhet theksuar, se gjatë kalimit transit lejohet shfrytëzimi vetëm i rrugës/autostradës përkatëse, me mundësi ndalimi vetëm në pikat e karburantit, dhe brenda 24 orëve duhet larguar nga territori i Hungarisë.
Çdo mos përfillje e rregullave të lartcekura, nënkupton gjobitje ose kthim mbrapa të qytetarëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













