Lajme
Të hënën parashihet të bie borë në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore.
Temperaturat po ashtu pritet të bien nën zero gradë, me minimalen minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Ndërkohë, të martën do të ketë po ashtu mot të vranët dhe me intervale me diell, ku temperatura pritet të bie deri në minus 3 gradë Celsius.
Të mërkurën sërish do të ketë ulje të temperaturave, me minimalen minus 6 gradë Celsius.
Nga e enjta parashihet të ketë rritje të temperaturave dhe reshje shiu. Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Dita e premte parashihet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave maksiamle gjatë javës. Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit













