Shkurt.ch
Të huajt më të suksesshëm në profesion se zviceranët
Të huajt të cilët përfundojnë shkollimin e tyre me sukses shembullor janë më të suksesshëm në jetën profesionale se sa zviceranët, thotë një studim i Universitetit të Freiburgit, transmeton NZZ.
Ekipi i Margrit Stamm nga Departamenti për Edukim në Universitetin e Freiburgit ka përcjell nga afër shkollimin e 750 nxënësve, të cilët në vitin 2009 kishin dhënë provimet përfundimtare me nota të shkëlqyeshme.
Gjysma e tyre ishin zviceranë, të tjerët ishin me sfond emigracioni.
Dy vjet më vonë rezultatet flasin se të huajt ishin më të suksesshëm në punë se sa vendësit.
Ata kishin fituar më shumë dhe kishin siguruar një status më të lartë profesional, sidomos burrat.
Sipas Stam paga e tyre mesatare gjatë vitit 2011 ishte 3.885 franga për të huajt ndërsa 3.500 franga për vendësit. Gjithashtu në bazë të statusit profesional, të huajt kanë tejkaluar vendësit.
Nga 153 institucione, në të cilat të huajt kanë zgjedhur të diplomojnë, 45 për qind prej tyre i gjen në fushën teknike, në shëndetësi dhe në fushën sociale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Dëmet nga vaksinat kundër Covid: vetëm dy kërkesa për kompensim të pranuara deri më tani Mbi 400 kërkesa për kompensim dhe dëmshpërblime morale kanë mbërritur në Konfederatë... -
Donald Trump përsëri veçon Zvicrën në mbrojtje të tarifave -
Llogaritja: Sa do të paguani sipas reformës së propozuar tatimore? -
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë













