Kosova
Të mërkurën fillon numërimi i votave të shtetasve që votuan në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të mërkurën pritet të nis numërimi i 15,352 fletëvotimeve të shtetasve që votuan në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 19 vende të botës.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se të shtunën, në QNR ka filluar skanimi i listës së votuesve nga 2,533 vendvotimet e rregullta në të cilën nënshkruhen votuesit që marrin pjesë në votim.
“Skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para se të fillojmë me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse na ndihmon të sigurohemi që askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht. Pasi të kryhen këto procese, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Ashtu siç kemi thënë edhe më herët, ky proces planifikojmë të fillojë gjatë ditëve në vazhdim”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Elezi ka njoftuar se të dielën në mbrëmje ka përfunduar vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës.
“Ne i referohemi si ‘pako të supozuara me fletëvotime’ pasi në këtë fazë nuk hapen zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime. Kjo do të bëhet gjatë numërimit. Sipas të dhënave preliminare, procesit të vlerësimit apo verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës i janë nënshtruar rreth 69 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar rreth 63 mijë, ndërkaq janë refuzuar rreth 4 mijë e 900. Arsyeja pse janë refuzuar këto dërgesa është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj.”, ka thënë ndër të tjera ai.
Ai ka njoftuar se këto janë vetëm të dhëna preliminare dhe në procesin e numërimit do të bëhen të ditura shifrat plotësisht të sakta.
“Procesit i vlerësimit përfshinë verifikimin nëse pakot e dërguara u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara. Në përgjithësi, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike. Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime”, ka bërë të ditur ai.
E-Diaspora
-
Diaspora solli në Shqipëri gati 1 miliardë euro Remitancat thyejnë rekord historik...
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra deporton një polak për herë të 16-të, por ai vazhdon të rikthehet Një 60-vjeçar polak është deportuar nga Zvicra plot 16 herë, por vazhdon të rikthehet, duke sfiduar...
-
Kantoni i Bernës do të prodhojë targa në institucionin korrektues Thorberg
-
Analizë e çmimit të derivateve në Zvicër, ku ishte më lirë e ku më shtrenjtë nafta gjatë vitit 2024?
-
Kujdes nga biletat false në Zvicër për Eurovision
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze