Lajme
Të mërkurën në Hagë diskutohet çështja e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së
Avokati Mahmut Halimi është shprehur për Euronews Albania se në seancën e nesërme në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat e sigurisë.
“Të them të drejtën, sipas të gjitha gjasave, nesër do të mbahet një konferencë që do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë.
Do të shtrohen disa çështje, të cilat janë të lidhura me rregullat e procedurës së tribunalit të Gjykatave të Specializuara. Është tepër herët për të thënë që çfarë do të ndodhë.
Përmbledhja është kjo, që nesër është ajo seancë që mund të bëhet fjalë për çështjen e masave, a do të hiqet paraburgimi, propozimet e dorëzuara me shkrim. Mbrojtësit kanë pasur kohë për të dorëzuar propozimet e tyre”, u shpreh ai, përcjell Albinfo.ch.
Avokati theksoi më tej se në seancën dëgjimore ish-krerët e UÇK-së u mbrojtën në mënyrë profesionale.
“Mund të them se mbrojtja, e cila është prezantuar në seanca dëgjimore, është prezantuar në mënyrë profesionale.
Profesionalizmi mund të tregohet më vonë, në ballafaqimet e lëndës me provën, me dëshmitë”, tha ai.
“Çështja e mandatit të Gjykatës Speciale gjithsesi duhet të preket. Mandati i Gjykatës Speciale ka qenë për 5 vjet dhe ka skaduar në muajin gusht, mesa di unë. Ai mandat ka skaduar”, përfundoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror











