Kosova
Të pagjeturit, prioritet për misionin e EULEX-it
Sot po përkujtohen të pagjeturit në Kosovë, ndërsa Misioni i EULEX-it me anë të një njoftimi ka thënë se të pagjeturit janë prioritet për misionin e tyre në Kosovë.
“Familjet e personave të pagjetur mund të gjejnë ngushëllim vetëm atëherë kur të dinë fatin e të dashurve të tyre të pagjetur. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar institucioneve të Kosovës në procesin e gjatë dhe të ndërlikuar të identifikimit të saktë të personave të pagjetur, mënyrë kjo për të ecur përpara dhe njëkohësisht për të trajtuar të kaluarën “, ka thënë shefja e misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
Në njoftim thuhet edhe se ndonëse procesi i identifikimit është i një natyre të ndjeshme, të komplikuar dhe të gjatë, është jetike që ky proces të vazhdojë me qëllim që të gjenden përgjigje për fatin e të pagjeturve.
“Në këtë drejtim, EULEX-i u bën thirrje komuniteteve shqiptare dhe serbe të Kosovës që të ndihmojnë me dhënien e mostrave të gjakut për analiza të ADN-së për të lehtësuar këtë proces të rëndësishëm. EULEX-i ka kryer dhe ka marrë pjesë në 631 operacione në terren për të gjetur, identifikuar dhe ri-ndërlidhur mbetje njerëzore. Një numër prej 507 viktimave janë kthyer tek familjet e tyre. Përveç kësaj, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i është duke kontribuar në modernizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore me qëllim që ta bëjë atë institucion profesional dhe të qëndrueshëm”, thuhet tutje në komunikatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














