Lajme
Të pasurit shtojnë pasurinë, 600 milionë dollarë më shumë të ardhura
6 miliardë e 460 milionë USD pasuri bankare zotërohen nga 109 mijë e 192 individë, që përbëjnë vetëm 6.6% të qytetarëve që kanë kursime në Shqipëri.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të vitit 2021, të pasurit kanë shtuar pasurinë që mbajnë në banka, duke zënë 58% të totalit të depozitave që ka i gjithë sistemi.
Pasuria e tyre është rritur me 600 milionë dollarë, krahasuar me fundin e vitit 2020.
Por edhe numri i personave të pasur që kanë një llogari bankare mbi shumën 25 mijë dollarë është zgjeruar me 8 mijë veta.
Pavarësisht kësaj, tendenca e pabarazisë vijon të thellohet. 1 individ zotëron pasuri më shumë se 20 të tjerë bashkë. Një vit më parë ky raport ishte 1 me 19.
Depozitat me shuma të vogla janë rritur me 4.8% me bazë vjetore, ndërsa ato të mëdha u shtuan me 10.4%.
Totali i depozitave në banka arriti 12.86 miliardë dollarë, duke u rritur me 4.5 % krahasuar me 2020-ën./Euronews
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














