Lajme
Kërkohet rritje e pagave në Zvicër
Sipas Shoqatës Zvicerane të Punonjësve Tregtarë dhe Angestellte Schweiz, rritja modeste e pagave në vitet e fundit mezi e kompensoi koston në rritje të jetesës
Shoqëria Zvicerane e Punonjësve Tregtarë (SIC) dhe Angestellte Schweiz po bëjnë thirrje për rritje të pagave deri në 4.5% nga viti 2024. Për të përballuar inflacionin dhe rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës, shoqatat e punëtorëve po bëjnë gjithashtu thirrje për një pagë minimale mujore prej 300 frangash për punonjësit që kanë një pagë më të vogël se 4200 franga. “Është një fakt i padiskutueshëm: kostoja e jetesës është vazhdimisht në rritje”, shkruajnë dy shoqatat në një komunikatë të përbashkët për media të lëshuar sot. Pavarësisht inflacionit, “pagat e punonjësve, veçanërisht ato të nivelit të ulët, janë rritur vetëm pak”, përcjell albinfo.ch.
Sipas SIC dhe Angestellte Schweiz, rritja modeste e pagave në vitet e fundit mezi kompenson koston në rritje të jetesës. Sa i përket rritjes prej 4.5%, shoqatat e punëtorëve po i drejtohen veçanërisht kompanive të cilat vitin e kaluar nuk i kanë dhënë punonjësit e tyre kompensim të plotë për rritjen. “Kjo do të thotë se çdo situatë kompanie duhet të konsiderohet individualisht brenda kornizës së kërkuar”, theksojnë ata. “Aktualisht jemi duke përjetuar një situatë të jashtëzakonshme: një treg solid pune dhe, ndoshta në lidhje me këtë, një sjellje konsumi aktualisht ende e paprekur e familjeve”, thotë Michel Lang, Shef i Partneritetit Social në SIC.
“Njerëzit që punojnë në sektorë me të ardhura të ulëta duhet të jenë të sigurt që të mos pësojnë humbje reale të pagës. Për këtë arsye, kontributi minimal i kërkuar merr një rëndësi thelbësore”, thotë Stefan Studer, drejtor i Angestellte Schweiz nga ana e tij. Duke ofruar paga të përshtatshme, në kohën e mungesës së madhe të fuqisë punëtore të kualifikuar, kompanitë po investojnë edhe në të ardhmen e tyre. “Nëse doni të mbani ose punësoni punëtorë të kualifikuar, duhet të ofroni para”, përfundon Studer.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta














