Kosova
Të premten kryeministri i Kosovës pritet të raportojë në Kuvend për zhvillimet rreth dialogut
Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kërkuar raportimin e kryeministrit Albin Kurit të premten në Kuvendin e Kosovës.
Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se të premten e kësaj jave do të ftohet kryeministri Albin Kurti në raportim lidhur me zhvillimet e fundit në dialog, teksa u shpreh se presin që kryeministri të jetë i pranishëm.
“Presim të dimë çfarë ka ndodhur në aspektin e shtrëngimit të masës, e çka janë dakorduar për Asociacionin. Nuk ka, pse të mbahet i fshehtë dokumenti kur tashmë është pranuar nga Qeveria”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se rezoluta e Kuvendit e obligon kryeministrin që të raportojë çfarë ka ndodhur, përcjell albinfo.ch.
“Për ne është shumë e rëndësishme të dimë sesi do të jetë Asociacioni. Po ashtu kemi proceduar një kërkesë në lidhje me kërkesën e minatorëve. Nëse kjo nuk aprovohet, do të kërkojmë përmes seancës të së enjtes që ta vendosim në rend të ditës”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Thirrje për qeverinë zvicerane që të ndalojë përdorimin e X Partia Socialiste Zvicerane thotë se do të paraqesë një mocion parlamentar mbi këtë temë nëse qeveria... -
Shoferët zviceranë paralajmërohen për mashtrimet me vinjetat elektronike në autostradë -
Kandidatët për parlamentin zviceran do të marrin pagesa papunësie pa kërkuar punë -
Trajnimi i inspektorëve të sigurisë nga zjarri ndryshon ndjeshëm në të gjithë Zvicrën -
Aldi do të mbyllë disa dyqane













