Kosova
Të rinj nga Zvicra e Gjermania vizituan Kuvendin e Kosovës
“Ndonjëherë ndjehem keq kur më shikojnë ndryshe, nuk më pëlqen kur më thërrasin gërrnaq, ne e duam Kosovën, kemi shumë nevojë për mikëpritje dhe ngrohtësi, kur vijmë këtu”, tha njëri prej tyre
21 të rinj nga Gjermania e Zvicra qëndruan sot në Kuvendin e Kosovës ku patën rastin të takonin deputetë.
Mes tjerësh deputeti Haki Abazika njoftuar për takimin me këta të rinj të cilët jetojnë në diasporë, transmeton Albinfo.ch.
” Të gjithë pa përjashtim flisnin rrjedhshëm gjuhën shqipe, artikulonin mendimet dhe opinion e tyre me elegancë dhe qartësi! Inxhinier, mësimdhënës, ekspert i/e ekonomisë, politikolog, antropolog, artist, biznes ishin disa nga profesionet që kishin zgjedhur për karrierën profesionale”, shkruan Abazi.
Tutje ai ka ndarë disa rrëfime të tyre për Kosovën:
“E dua shumë Kosovën, punoj për të siguruar biletën për të ardhë në Kosovë çdo verë.”
“Është bërë cool me qenë shqiptar, të gjithë e bëjnë shqiponjën me duar në shenjë simpatie dhe përkrahje.- me mësu gjuhën shqipe është edhe punë krenarie”
“Të dy prindërit i kam në Gjermani, unë kam ardhë këtu sepse e dua Kosovën dhe ndjehemi shumë mirë. Baba ka shkruar poezi shqip e ne kemi mësuar për të recituar këto poezi”
“Ndonjëherë ndjehem keq kur më shikojnë ndryshe, nuk më pëlqen kur më thërrasin gërrnaq, ne e duam Kosovën, kemi shumë nevojë për mikëpritje dhe ngrohtësi, kur vijmë këtu”
“Dua që kur ndërrohet ligji në Gjermani, të na krijohet mundësia të marrim shtetësinë e Kosovës dhe jo të vazhdojmë me shtetësi të dyte jugosllave/serbe siç na njef Gjermania nga koha para pavarësisë së Kosovës”
“Jam duke kryer shkenca politike, dua të kthehem e të kontribuoj për shtetin e prindërve.”
“Prindërit e mi e kanë sjellur edhe presën e barit nga Gjermania sepse ata duan të kthehen për të kaluar kohën e pensionit në vendin e tyre.”
Secili prej tyre gjatë prezantimit, përmendi vendin ku jeton dhe vendin e prejardhjes në Kosovë. Nga Kaçaniku, Vitija, Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Podujeva, Prizreni, Bujanoci e Gostivari, Mitrovica, Lipjani, Theranda.
“Biseduam për shumë gjëra, fenomene dhe për realitetin në Kosovë dhe mundësitë e sfidat. Me përulje u falënderova prindërve të tyre për punën e sakrificën që kanë bërë e po bëjnë për vendin. Ndërsa të rinjëve u falënderova për kontributin e për vizitat dhe interesimin për vendin dhe rrënjët e tyre. Ne nuk ju dalim dot hakut asnjërit nga diaspora dhe sidomos duhet hapur zemrën, krahët dhe dyert për mërgatën tonë!”, shkruan Abazi.
Tutje ai u bn thirrje publike ambasadorëve dhe konsujve të Republikës, që t’ju dalin në përkrahje dhe ndihmë sa herë që kanë nevojë kësaj gjenerate që po përgaditet për të marrë shtafetën e kontributit për Republikën.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit









