Lajme
Të rinjtë me borxhe
Një studim tregon se shumica e të rinjve në Zvicër kanë borxhe. Të rinjtë kanë shumë borxhe, sidomos për telefon dhe internet, ndërsa vajzat e reja kanë shumë fatura të pashlyera mjekësore.
Sipas studimit, të rinjtë kanë më shumë borxhe se të moshuarit mbi 33 vjeç. Këto të dhëna i ka bërë publike një studim i kryer nga “Intrum Justitia” me të rinjtë në Zvicër “Radari i borxheve për të rinjtë 2012». Organizata në fjalë për herë të dytë realizon një hulumtim për borxhin e të rinjve në Zvicër.
“Është e lehtë të hyjnë në borxhe, por e vështirë për t’i shlyer ato”, tha Thomas Hutter nga “Inkassotreuhandinstitute” (VSI).
Të rinjtë kanë vështirësi sidomos për të hequr qafe borxhet e tyre që kanë mbetur shumë mbrapa. Bëhet fjalë për të rinjtë ndërmjet moshës 18 dhe 25 vjeç. Pas pesë vjetëve 37 për qind e të rinjve janë ende në borxhe.
Organizata “Intrum Justitia” është përfshirë që nga viti 2004 në një fushatë parandaluese kundër përfshirjes së të rinjve në borxhe.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













