Shqipëria
Të rinj shqiptarë nga Franca, angazhohen për Shqipërinë
Grupi i të rinjve nga diaspora shqiptare, kërkues shkencorë në Departamentin e Arkitekturës të Universitetit të Firences, po vijojnë punën për njohjen, analizimin dhe nxjerrjen në pah të pasurive të veçanta kulturore të Shqipërisë.
Kështu kanë njoftuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Zvërneci me Manastirin bizantin të shekullit 14 së bashku me zonat afër tij, përfshirë lagunën e mrekullueshme të Nartës, është zgjedhur si një nga 3 zonat shqiptare në fokus të punës të specialistëve arkitektë nga diaspora shqiptare. Kushtet unike natyrore, profili social dhe rrethanat e zhvillimit dhe shfrytëzimit të kësaj zone bregdetare përbëjnë një model përfaqësues për zhvillimin e zonave të ngjashme shqiptare. Pas punës vlerësuese arkitektët do të hartojnë një udhëzues zhvillimi për këtë fshat dhe për zona të ngjashme që do t’u jepet autoriteve vendore e qendrore”, thuhet në njoftim.
“Make Home a Better Place” (Ta bëjmë shtëpinë një vend më të mirë) është motoja që shoqëron programin “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”.
Ky program zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri me financim të Agjencisë Italiane për Zhvillimin e Bashkëpunimit (AICS) në koordinim me institucionin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe ministri të tjera të linjës, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












