Shkurt.ch
Të shtëna armësh dhe ndërhyrje e madhe e policisë në Cyrih
Një pllangë gjaku, disa fishekë plumbash dhe një thikë në tokë, janë dëshmi të konflikit të dhunshem që ka ndodhur në orët e mëngjesit
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në lagjen Schmiede Wiedikon të qytetit të Cyrihut ka pasur një konflikt në mes një personi të panjohur dhe policisë, ku janë përdour edhe armët e zjarrit . Banorët janë zgjuar rreth orës 5 e gjysmë të mëngjesit nga zhurma e armëve, njofton srf.ch dhe mediet tjera zvicerane.
Si reagim ndaj zhvillimeve ende të paqarta, së paku dhjetë automjete të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Një pllangë gjaku, disa fishekë plumbash dhe një thikë në tokë, janë dëshmi të konflikit të dhunshem që ka ndodhur në orët e mëngjesit, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu disa nga dyert në afërsi të vendit të ngjarjes janë bllokuar nga policia.
Siç bën të ditur policia, në vendin e ngjarjes zyrtarët e saj janë sulmuar fizikisht nga një person. Si përgjigje, ata kanë hapur zjarr kundër tij dhe me këtë rast i kanë shkaktuar plagë. Sulmuesi tashti gjendet i shtrirë në spital. Policia e qytetit të Cyrihut nuk ka ofruar informacione të tjera, më të hollësishme. Ajo ka njoftuar vetëm se pasditen e sotme do të ketë më shumë të dhëna.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














