Bota
Të udhëtosh e të bëhesh milioner
Vendi i 197 që përmbylli rrugëtimin e tij në tërë globin ishte pikërisht Norvegjia
Johnny Ward kaloi 10 vjet duke udhëtuar nëpër botë, duke vizituar të 197 shtetet në planet duke arritur në fund të udhëtimit të tij të bënte 1 milion dollarë.
Megjithëse Ward, 33-vjeçar, e filloi me një buxhet të vogël, ai arriti të kthehej në një milioner gjatë rrugës, duke dëshmuar se të udhëtosh dhe të bësh para nuk duhet të jenë reciprokisht ekskluzive. Dhe, sipas tij, çdokush mund të arrijë rezultate të ngjashme.
Kur ai u nis për misionin e tij të ‘rrumbullakët’, Ward nuk kishte para edhe për një biletë avioni. Kështu që ai nënshkroi fillimisht për të bërë kërkime mjekësore në një spital në Irlandë. Mjekët kaluan pesë javë duke realizuar teste ilaçesh mbi të duke bërë kështu që ai të fitonte mjaftueshëm para për të udhëtuar më pas në Tailandë dhe për të dhënë atje mësime të gjuhës angleze, transmeton Scan.
Prej aty, Ward filloi të blogonte dhe të ndërtonte faqen e tij të web-it kur njerëzit mund ta ndiqnin hap pas hapi në rrugëtimin e tij të cilin ai e dëshmonte me fotografi dhe video përgjatë tërë kohës, përcjell albinfo.ch.
Ai e zgjeroi blogun e tij në një markë mediash me 100 faqesh interneti të ndryshme. Kjo bëri që të fitonte akoma dhe më shumë para nga të ardhurat e reklamave që realizoheshin në të gjitha faqet e tija online.
“Duhet të isha mjaft i zellshëm që të merrja laptopin tim dhe të punoja mbrëmjeve kur isha në Mongoli, Kazakistan apo Etiopi”, tha Ward për “The Telegraph”. “Këto ishin kohët e vështira, duke vënë punën në vijë ndërsa isha duke udhëtuar në mënyrë aktive, dhe mos ditur nëse do të kjo do të paguante apo jo”.
Vendi i 197 që përmbylli rrugëtimin e tij në tërë globin ishte pikërisht Norvegjia. Ai e festoi arritjen me shampanjë dhe me të dashurit e tij në Rrethin Arktik. “Nëse me të vërtetë dëshironi thellë diçka, ju mund ta realizoni atë”, shkruante Ward në Instagram kur arriti në Norvegji. “Kur e vizualizoni rrugën tuaj dhe çdo zgjedhje apo përpjekje juaja ju çon drejt synimit tuaj përfundimtar, atëherë asgjë nuk mund t’ju ndalojë“.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












