CH-Ballkani
Të zhgënjyer që nuk mund të udhëtojnë pa viza
Kosova llogaritet të jetë ndër vendet më të izoluara në Evropë. Shkalla e lartë e papunësisë dhe numri i madh i personave të rinj të gatshëm të përfshihen në tregun e punës, besohet se ka ndikuar po ashtu që vendet e BE-së t’i mbajnë “dyert mbyllur” për Kosovën nga frika e një fluksi drejt vendeve evropiane në kërkim të një vendi pune
Mospërmbushja e të gjitha kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian e lë Kosovën edhe për një kohë pa u përfshirë në zonën e lëvizjes së lirë pa viza, të njohur si zona Shengen.
Një nga kushtet e fundit që Kosova duhet të plotësonte, ishte ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Por, pas tërheqjes së Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ky proces besohet se është shtyrë të paktën deri në pranverën e vitit tjetër.
Ajfer Tuna, nga Prishtina, thotë se shtyrja e vendimit për heqjen e vizave i ka prishur disa plane, pasi në fund të këtij vitit, ka shpresuar të udhëtonte për në shtetin e Gjermanisë. “Shumë plane më janë prishur. Shumë njerëz në Kosovë nuk e dinë se liberalizimi i vizave nuk është vetëm çështje e liberalizimit. Janë shumë kushte që duhet të plotësohen, përveç kushteve që po përmendin dhe kushtet tjera të brendshme, që njerëzit nuk i dinë, sepse zyrtarët nuk i tregojnë, pasi kjo është një politikë. Ma merr mendja se nevojitet shumë kohë derisa Kosova të jetë e gatshme për liberalizim të vizave. Personalisht, mua m’i kanë prishur planet, sepse tashmë prapë duhet të aplikoj për viza, terminët nëpër ambasada jenë katastrofë ”, thotë Ajferi për ‘Evropa e Lirë’.
Edhe një i ri tjetër nga Prishtina, Kosovar Zuka, thotë se ka shpresuar që në fund të këtij viti të vizitojë Gjermaninë. Por, tashmë është i zhgënjyer nga pritjet për realizimin e këtij procesi. “Kam shpresuar shumë herët se do të hiqen vizat, por nuk di çka po ndodh. Po shpresoj se do bëhet realizimi, po pres”, shprehet Kosovari, përcjell albinfo.ch.
Disa të rinj besojnë se institucionet nuk e kanë marrë seriozisht procesin e liberalizmit, ngase lëvizja e lirë për ta dhe familjarët e tyre, nuk paraqet problem. Alberti, një i ri tjetër nga Prishtina, thotë se zyrtarët e Qeverisë së Kosovës e kanë të zgjidhur problemin e lëvizjes së lirë që moti. “Kur u bë Shenjtërimi i Nënës Terezë, nuk patën nevojë me pritë nëpër ambasada, por secili shkoi. Ne qytetarët duhet të presim deri tre muaj nëpër ambasada për viza, diçka që nuk është në rregull”, thotë i zemëruar Alberti.
Kurse, Fioralba Syla, studente e degës së Muzikës, pret nga autoritetet e Kosovës që t’i përmbushin kriteret e kërkuara, në mënyrë që qytetaret të lëvizin lirshëm pa viza. Ajo tregon se ka dëshirë të dalë jashtë Kosovës për të vazhduar studimet në drejtimin që ajo studion: “Pres të shkoj në ndonjë vend të Bashkimit Evropian. Tashmë po presim nga Qeveria e Kosovës, se çfarë po bën me kushtet e kërkuara. Liberalizimi i vizave është një çështje e domosdoshme, e sidomos ne që merremi me muzikë, është shumë e nevojshme të udhëtojmë më shpesh jashtë shtetit të Kosovës”, thekson ajo.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














