Kosova
Tea Haxhillari, eksperte e pasurive të patundshme në Kanada, merr çmimin “ReMax 2023 Awards”
Tea Haxhillari është ekspertja shqiptare e pasurive të patundshme në Kanada që së fundmi ka marrë çmimin “ReMax 2023 Awards”, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ajo është diplomuar për Komerc dhe Kontabilitet në Queens University në Kingston, Ontario.
Pas përvojës së saj universitare, ajo pati mundësinë të përfundonte një Master të Dyfishtë në Menaxhim Global (Ivey Business School & London School of Economics). Që nga kthimi i saj në Toronto, Tea ka punuar si agjente e shitblerjes.
Në vitin 2020 ajo ka fituar çmimin “Rising Stars”, ndërsa nga viti 2021 klasifikohet në krye të listës për zyrën në të cilën punon. Tea ka studiuar në Angli, Singapor dhe Zvicër, dhe ka punuar me Suzlon Group në Indi dhe Daimler në Angli.
Tea është Presidente e njërës prej shoqatave më aktive dhe më domethënëse në komunitetin shqiptar të Kanadasë, RH Scholarship.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet











